Plagosja e rëndë me thikë që u regjistrua një javë më parë në Durrës midis dy 15-vjeçarëve, ka sjellë fundin e trishtë për të miturin E.B., pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve në pjesën e kraharorit.
I shtruar në Reaminacionin Qendror të Spitalit “Nënë Tereza”, i mituri 15 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi plagët e marra nga goditja më thikë nga bashkëmoshatari i tij ishin fatale për të.
Ndarjen nga jeta e ka njoftuar Ambulanca e Morgut si dhe Drejtoria e Policisë Durrës.







