Ballina Opinion ‘Djemtë e Mulit’ dhe ‘Djemtë e Gridës’, Berisha përballë apo krah “Matildizimit”?

‘Djemtë e Mulit’ dhe ‘Djemtë e Gridës’, Berisha përballë apo krah “Matildizimit”?

23
0

Nga Çim Peka

“Djemtë e Mulit” dhe “Djemtë e Grida-s” nuk po luftojnë njëri-tjetrin për karrige. Të dyja palët me të vërtetë besojnë se po e bëjnë për PD-në: njëra anë mendon se po e shpëton, ndërsa tjetra se po e ringre.

Mbështetësit e “Doktor Nokës” nga njëra anë dhe adhuruesit e “Doktor Alimehmetit” nga ana tjetër janë përballë për të mirën e PD-së, dhe më besoni që kështu e mendojnë. Ashtu siç besojnë me shpirt se janë “doktorë”. Alimehmeti dhe Noka janë po aq doktorë sa është Ngjela avokat.

Pastaj kemi dhe Salianjin, të cilit i ka nisur t’i duket vetja si Arbnori. Por Pjetri hyri në burg sepse krijoi parti politike në komunizëm dhe doli prej andej si disident; ndërsa Ervini hyri në burg për një denoncim ndaj një trafikanti droge dhe doli—dyshoj, me gjithë respektin për atë lloj rruge—me respektin e atyre që kishte pranë në burgun e Fierit, jo me status disidenti. Arbnori në Burrel kishte disidentë të tjerë përkrah.

Uroj që Ervini të ketë hyrë si i burgosur politik e të mos ketë dalë si i burgosur ordiner.

Kur Sali Berisha udhëhiqte PD-në në vitet e para, në krah kishte vërtet “doktorë”, “studiues”, “historianë”, “ekonomistë”, “juristë”, “disidentë” e të tjerë. Të tillë sot mezi i gjen në Shqipëri, e jo më në PD. Kanë ikur…