Ballina Sport Detaje të trishta, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të...

Detaje të trishta, si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës: Ra nga krevati dhe…

34
0

Ndarja nga jeta e vajzës së futbollistit të Tiranës Frreddy Alvarez mëngjesin e ditës së sotme ka tronditur të gjithë Tiranën. E vogla e lojtarit bardheblu u nda tragjikisht, duke sjellë dhimbje të madhe në familjen e Alvarez.

Nga burime pranë policisë dyshohet se vajza e mitur është rrëzuar nga krevati dykatësh. Prindërit e kanë gjetur vajzën në gjendje kritike, ku më pas i është dhënë menjëherë edhe ndihma mjekësore e specializuar.

Fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur të mbijetojë, duke mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar detajet e tjera për këtë ngjarje tragjike.

Kujtojmë se takimi i javës së 21-të Tirana-Flamurtari, i planifikuar për ditën e sotme në “Selman Stërmasi” është shtyrë për t’u zhvilluar nesër në orën 13:30.