Teuta ka ndarë rrugët me Mario Beshiraj. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Mario Beshiraj. Klubi e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës. Faleminderit Mario!”- shkruan Teuta.
Sulmuesi 26-vjeçar ka luajtur 18 ndeshje në këtë edicion dhe ka shënuar 3 gola.Durrsakët kanë qënë aktivë në merkato, ku ka patur shumë largime dhe afrime.







