Ballina Politika Protesta e 31 Janarit, Lapaj në Roskovec: Masivisht përballë hajdutëve

Protesta e 31 Janarit, Lapaj në Roskovec: Masivisht përballë hajdutëve

26
0

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një takim me qytetarët në Roskovec të Fierit bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 31 janarit përballë hajdutëve.

Lapaj tha se Edi Rama do të mbahet mend si njeriu që krijoi bandën më të madhe që ka vjedhur ndonjëherë këtë komb.

Lapaj tha se “duhet të ngrihemi në protestë kundër atyre që po na shtypin, vjedhin dhe në fun edhe na tallin”.

Më tej ai shton se pas 54 ditësh protestë poshtë dritares së kryeministrit në temperatura deri në -7 gradë të simpatizantëve të ‘Shqipëria Bëhet’, Rama i frikësuar nga ata që iu drejtuan si hajdutë, u vërsuli policinë për 10 metra plasmas.

Lapaj thekson se “Rama e ka kthyer Shqipërinë në shtet policor dhe mbrohet pas 83 mandateve, por ne duhet të mblidhemi dhe ta rrëzojmë”.