Ballina Sport Real Madridi përgatit revolucion në mesfushë, zbulohen objektivat kryesorë

Real Madridi përgatit revolucion në mesfushë, zbulohen objektivat kryesorë

29
0

Real Madridi po planifikon një ndryshim të madh në afatin kalimtar të verës 2026, me përforcimin e mesfushës që shihet si prioritet absolut, përkrah afrimit të një mbrojtësi qendror.

“Los Blancos” janë në kërkim të profileve më të reja dhe dinamike për repartin e mesfushës, ku në krye të listës ndodhen Vitinha i Paris Saint-Germain dhe talenti holandez i AZ Alkmaar, Kees Smit.

Megjithatë, PSG nuk ka gjasa të heqë dorë nga mesfushori portugez, duke e bërë transferimin e Vitinhas tejet të vështirë. Kjo situatë e shtyn Realin të fokusohet më seriozisht te Smit, i cili shihet si një alternativë shumë premtuese.

Smit është ndjekur prej kohësh nga drejtuesit madrilenë dhe është krahasuar shpesh me yllin e Barcelonës, Pedri, falë stilit të tij të lojës dhe vizionit në fushë. Te Reali ekziston besim i madh në potencialin dhe vlerën e tij afatgjatë.

20-vjeçari është shndërruar në një figurë kyçe të mesfushës së AZ Alkmaar, me paraqitje mbresëlënëse që i kanë siguruar statusin e një prej talenteve më të kërkuara në futbollin evropian.

Në këtë sezon, mesfushori holandez ka shënuar tre gola dhe ka regjistruar pesë asistime në të gjitha garat.