Ballina Politika Kur t’i merr mend Bela/ Rama: Armiqtë po pengojnë portin e “Porto...

Kur t’i merr mend Bela/ Rama: Armiqtë po pengojnë portin e “Porto Romanos”, i kanë bërë llogaritë gabim!

168
0

Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërtimi i portit të ri në Porto Romano po pengohet nga qarqe të caktuara, për shkak të xhelozisë. Rama tha se qeveria e di se kush po e pengon projektin, por nuk përmendi emra.

Rama: Dua të them dy fjalë për Porto Romanon. Është një nga proceset me të ndërlikuara që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendeve që janë në stade të caktuara zhvillimi.

Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut në botë për ndërtimin e infrastrukturës, një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, por i monitoruar nga konsulenti Royal Haskoning dhe armiqësi ndaj projektit.

Nuk do flas gjatë, por një gjë do ta them: Ata që e luftojnë projektin, ata që nuk po lënë gurë pa luajtur për ta bllokuar projektin dhe ne i dimë kush janë. I kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian, për çdo gjë tjetër jam të C.

Një ditë më parë, Kreu i Dhomës Amerikane e Tregtisë në Shqipëri, Grant Van Cleeve, i ka drejtuar një letër publike kryeministrit Edi Rama dhe disa zyrtarëve të lartë të qeverisë, ku kërkon shtyrjen e tenderit për portin e Porto Romanos në Durrës. Van Cleeve nuk e kishte nënshkruar letrën nga pozitat e kreut të Dhomës Amerikane, por si drejtor operativ i kompanisë Tecnal, e cila zotërohet nga Geront Selenica.

Në letrën e tij, ai e cilësonte projektin si një vendim strategjik dhe paralajmëron se projekti aktual i portit është shumë i kufizuar për të shfrytëzuar potencialin strategjik të Shqipërisë në rajon.

Sipas tij, nëse porti ndërtohet me përmasat e planifikuara aktualisht, vendi rrezikon të humbasë mundësinë për t’u bërë një qendër kryesore logjistike në Ballkan.