Ballina Sport “O luajmë në Meksikë ose bojkot”, kërcënon Irani, italianët “me sytë” nga...

“O luajmë në Meksikë ose bojkot”, kërcënon Irani, italianët “me sytë” nga FIFA

94
0

A do të bëhet Irani pjesë e Kupës së Botës 2026? Është kjo pyetja që vijon të mos marrë një përgjigje definitive ende edhe sot Çështja e një ripeshkimi të mundshëm për Italinë në Kupën e Botës 2026 po bëhet gjithnjë e më e nxehtë në arenën ndërkombëtare. Megjithatë ministri i sportit Andrea Abodi ka shprehur skepticizëm, duke theksuar se është e vështirë që një kombëtare europiane të përfitojë nga një skenar i tillë.

Në qendër të debatit është situata e Iranit, e cila ka kërkuar që ndeshjet e saj të mos zhvillohen në SHBA, por në Meksikë, për arsye sigurie. Kërkesa është konfirmuar nga ministri iranian Ahmad Donyamali, ndërsa deri tani nuk ka një përgjigje pozitive nga FIFA.

Deklaratat e Donald Trump kanë shtuar paqartësinë, duke lënë të hapur dyshimet mbi pjesëmarrjen e Iranit në ndeshjet që do të luhen në territor amerikan. Nëse Irani vendos të tërhiqet, rregullorja e FIFA-s i jep organizmit të drejtën për të vendosur në mënyrë diskrecionale zëvendësuesin. Dhe pikërisht këtu hyn në lojë Italia, që sipas disa vlerësimeve konsiderohet mes kandidateve kryesore për një rikthim të papritur në Botëror.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa vendimi final pritet nga FIFA në javët e ardhshme.Italianët që zhgënjyen për here të tretë me radhë, duke mos u bërë pjesë e botërorit, tashmë shpresojnë te një mrekulli. Një mrekulli që përse jo mund të bëhet realitet, duke parë klimën aspak të qetë dhe tensionet politike mes SHBA dhe Iranit.