Në një kohë që kampi i ndërtuar për emigrantët në Gjadër të Lezhës është bosh, 12 familjet pas katedrales, banesat e të cilëve kanë nisur të shemben për të ndërtuar qendrën e moshës së tretë, do të qëndrojnë në qiell të hapur, teksa ata kanë paralajmëruar rezistencë.
Banorët e revoltuar kanë hedhur akuza të forta drejt kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreut, duke e akuzuar si person që ka blerë vota me nga 100 mijë lekë të vjetra për person.
Ata pretendojnë se kanë prova dhe fakte, ndërsa thonë se Bashkia Lezhë po i nxjerr në mes të katër rrugëve në vigjilje të Pashkës.
‘Ka ardhur e ka blerë vota me Ana Lokën. Videon kam për ta çuar tek SPAK. Kjo është police. 100 mijë lekë për votë. Kanë ardhur. …Ky është kriminel, hajdut. E njohim që në ’90.
Bashkia Lezhë ka nisur prej 3 ditësh aksionin për prishjen e objekteve ku strehoheshin 12 familje, ku kanë hasur në rezistencën e këtyre të fundit për shkak se nuk u është ofruar strehim.
Ndërhyrja tjetër pritet të vazhdojë ditën e martë për rrafshimin e këtyre objekteve.







