Ballina Kuriozitete Del në ankand jeleku i të mbijetuarës nga Titaniku, pritet të shitet...

Del në ankand jeleku i të mbijetuarës nga Titaniku, pritet të shitet deri në 500 mijë dollarë

93
0

Një jelek shpëtimi i veshur nga një i mbijetuar i Titanikut do të dalë në shitje këtë fundjavë, në një ankand të rrallë të përshkruar si një mundësi që “ndodh vetëm një herë në një brez”.

Jeleku i cili pritet të shitet midis 287,743 dhe 402,331 euro, është i vetmi që doli në ankand nga një i mbijetuar i tragjedisë së vitit 1912,

Ai ishte veshur nga Laura Mabel Francatelli, një pasagjere e klasit të parë në anijen historike, e cila u fundos 114 vjet më parë këtë javë.

Kur RMS Titanic u nis për në det më 10 prill 1912, ajo ishte anija më e madhe e pasagjerëve në shërbim dhe konsiderohej si “e pafundosshme”.
Vetëm katër ditë më vonë, udhëtimi i parë i Titanikut u shndërrua në një tragjedi ndërkombëtare kur anija goditi një ajsberg në Atlantikun e Veriut.