Policia ka sulmuar menjëherë protestuesit, pasi ata hodhën fishekzjarre dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Pas mbylljes së fjalimit të Berishës, protestuesit pjesëmarrës në protestën e PD, hodhën fishekzjarre por i menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë e cila me shkopinj i është sulur turmës duke tërhequr zvarrë disa protestues, mbështetës të PD.
Po ashtu në drejtim të tyre u hodh dhe gaz lotsjellës.







