Ballina Politika FOTOLAJM/ Rama takohet me Alex Soros, në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”,...

FOTOLAJM/ Rama takohet me Alex Soros, në Samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë”, në Barcelonë

91
0

Këtë të shtunë u zhvillua mbledhja e katërt e Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, në Barcelonë, ku marrin pjesë 3000 të ftuar, kryetarë shtetesh, ish-liderë dhe rreth 400 kryetarë bashkish, sindikatash e aktivistësh.

Siç shihet nga pamjet, kryeministri Rama ka takuar nga afër djalin e filatropit George Soros, Alex Soros, ku kanë shkëmbyer dhurata. Në fotot e shpërndarja nga Soros, shihet se të dy i kanë bërë dhurata njëri-tjetrit.

Sipas agjencisë Reuters, ky samit i thirrur nga kryeministri i Spanjës e presidenti i Brazilit Lula da Silva, synon të rizgjojë të majtën dhe mobilizojë atë në veprime të përbashkëta përballë rritjes së të djathtës ekstreme në zgjedhjet e BE-së në vitin 2024, i quajtur ‘Mobilizim Global Progresist’.