Ballina Aktualitet Lajmi i rremë se kryebashkiaku Golemi dhe 15 punonjës janë me SIDA,...

Lajmi i rremë se kryebashkiaku Golemi dhe 15 punonjës janë me SIDA, Bashkia Gjirokastër bën kallëzim penal

94
0

Bashkia e Gjirokastrës depoziton në Komisariatin e Policisë kallëzim penal ndaj shpërndarësve të panikut për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Golemi dhe punonjësve të këtij aparati.

Avokati mbrojtës Arben Llangozi ka depozituar kallëzimin penal ndaj Emin Kokalarit që përmban 30 faqe ndaj përhapjes së panikut në qytetin e Gjirokastrës.

Prej dy ditësh ka nisur të aludohet në media se kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi është infektuar me HIV/AIDS. Prapaskena konfirmoi ekskluzivisht se lajmi nuk është i vërtetë.