Ballina Aktualitet “Paguaj gjobën e makinës”/ Mashtrim i ri me SMS në emër të...

“Paguaj gjobën e makinës”/ Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania

105
0

Fenomeni i mashtrimeve online që përdorin emrin e platformës qeveritare e-Albania është rikthyer sërish, duke ngritur shqetësimin e qytetarëve.

Raportime të shumta tregojnë se përdoruesit po marrin mesazhe të rreme, të cilat paraqiten si njoftime zyrtare për pagesa gjobash të automjeteve.

Këto mesazhe përmbajnë linqe të rreme, të cilat i drejtojnë qytetarët drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare. Qëllimi i tyre është vjedhja e të dhënave personale dhe bankare të përdoruesve që bien pre e mashtrimit.

Deri tani dihet se mesazhet shpërndahen nga numra të huaj, në shumë raste me prefikse ndërkombëtare, çka shton dyshimet për një aktivitet të organizuar jashtë vendit.

Specialistët e sigurisë online këshillojnë qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos klikojnë në linqe të panjohura. Verifikimi i çdo njoftimi duhet të bëhet vetëm përmes kanaleve zyrtare të e-Albania.