Ballina Politika “Mender jush kam bërë kërkesë për interpelancë”/ Korreshi: Situata në spitalin e...

“Mender jush kam bërë kërkesë për interpelancë”/ Korreshi: Situata në spitalin e Lushnjes nuk pret deri në fund të vitit! Kur të ketë terezinë ministrja…

99
0

Deputeti i PD Saimir Korreshi bëri thirrje që të realizohet interpelanca me ministren e Shëndetësisë Evis Salla.

Ai theksoi se çështja nuk mund të neglizhohet, pasi situata është shumë shqetësuese në spitalin e Lushnjes.

“Mendër jush kam bërë edhe unë një kërkesë për interpelancë. Para ’90 nga ato vite e qoftë largut, kur mbaja radhën për vajgur kur më vinte mua radha mbaronte vajguri. Problemi është se në Lushnje nuk pret situata se kur do rregullohet dhe kur do ta ketë terezinë ministrja… Deri në fund të vitit nuk pret situata”, tha ai. .