Ballina Kronika Dëshmia bombë e Ish-zëvendës drejtorit të Policisë së Elbasanit që hetoi grupet...

Dëshmia bombë e Ish-zëvendës drejtorit të Policisë së Elbasanit që hetoi grupet e këtij qyteti: Shteti më ruajti për dy vjet

116
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të akuzuarve të dosjes “Plumbi i Artë”, rreth veprimeve hetimore të kryera edhe ndaj personazheve të tjerë si Talo Çela për fatin e të cilin nuk dihet ende asgjë apo Hajdar Copja.Në këtë proces janë nën akuzë Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi, Erion Alibej, Besian Xhixha, Enver Diva, Xhuljan Hoxha, Petrit Qoli, Agron Qoli, Asllan Plaku, Altin Ndoci, Fatos Gosa, Adrian Uzuni.

Por pyetjet e avokatëve disa herë u ndërprenë nga prokurori Behar Dibra, i cili reagoi duke thënë se si mund të bëhen këto pyetje tha prokurori, kur në Shqipëri dihen të gjitha.

Gjykatai tërhoqi vëmendjen prokurorit ndërsa i kërkoi mbrojtes të riformulonte pyetjet ku insistohej nëse kishte apo jo njohje dëshmitari me Nuredin Dumanin identifikuar gjatë hetimeve për vrasjen e Bujar Celës.

Avokatët e pyetën oficerin nëse kishte kryer apo jo kontrolle policia për Talo Çelën dhe oficeri Guçe mbasi shpjegoi procedurën ju kundërpërgjigj avokatëve”: “Unë jam një oficer i ndershëm, nuk kam patur kurrë të bëj me insinuata”.

Oficeri deklaroi se për fotografinë e tij në telefonin e vrasësit ishte vënë në dijeni nga eprorët dhe se për këtë arsye shteti e vendosi nën mbrojtje për dy vjet mbasi ishte e qartë që ndaj tij kishte qëllime dashakeqe.