Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe procedime për vepra penale nga të dehur timon,...

DURRES/ Policia pranga dhe procedime për vepra penale nga të dehur timon, ndërtim paligjshëm, dhunë familje dhe vjedhje

136
0

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-H. B., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. S., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë pa probleme;

-A. G., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 5, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-Sh. S., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij;

-u referuan materiale shtesë në Prokurori për shtetasin K. M., alias E. M., 43 vjeç, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, pasi dyshohet si autor i tre vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Durrësit(në dy banesa dhe në një kishë)

-Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. V., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. J., 23 vjeç, banues në fshatin Bago, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshit të tij.
Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për largim nga banesa, pasi ka kallëzuar shtetasi L. D., se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja A. D., 36 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.