Ballina Kronika Kontrolle ‘blic’ në burgun e Reçit/ Çfarë u gjet në qelitë e...

Kontrolle ‘blic’ në burgun e Reçit/ Çfarë u gjet në qelitë e të burgosurve

82
0

Këtë të diele mësohet se janë zhvilluar kontrolle blic në qelitë e të burgosurve në burgun e Reçit. Nga kontrollet mësohet se janë gjetur dhe sekuestruar sende të improvizuara si thika, gozhda, fisha karikuesi dhe sende të tjera të ndaluar.

Pak ditë më parë janë kryer kontrolle edhe në burgje të tjera përkatësisht në IEVP Peqin. Edhe të shtunën, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë kryer disa orë kontrolle në ambientet e paraburgimit të Vlorës.

Gjatë kontrollit nuk kanë gjetur sende të palejuara si telefona. Mësohet se janë gjetur fisha, tenxhere me shumë pjesë elektrike, kabuj të cilat mund të cenon sigurinë e institucionit.