Ballina Politika Kryemadhi: Opozita hesht për Metën, ai është i burgosur politik. Sot deputetët...

Kryemadhi: Opozita hesht për Metën, ai është i burgosur politik. Sot deputetët më të pasur janë në opozitë

123
0

Monika Kryemadhi ka reaguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV pas seancës së parë të gjyqit në themel ndaj saj, Ilir Metës dhe të pandehurve të tjerë. Ajo bëri deklarata të forta për procesin, duke e cilësuar atë “të padrejtë” dhe duke akuzuar gjykatën se po vepron si “shërbëtore e SPAK”.

“Procesi i sotëm kishte dy çështje. Nuk është se mungonte mamaja ime dhe avokati, por ajo kishte kërkuar gjykim të shkurtuar dhe ndarje nga çështja. Gjykatësja kishte konstatuar se në deklaratën noteriale nuk ishte përfshirë kërkesa për gjykim të shkurtuar. Kjo u përdor si arsye për të pezulluar afatet për Metën dhe për ta shtyrë procesin, pasi edhe prokuroria nuk ishte e gatshme. Nuk po njihen afatet e pezullimit dhe të burgimit….Nëse mungon avokati i zotit Meta është një problem, por nëse mungon një i pandehur tjetër nuk është pengesë. Problemi është se nuk kemi një proces gjyqësor që kërkon drejtësi. Nuk kemi as gjyq publik. Ka probleme me të gjithë dosjen dhe me procedurat, të cilat e bëjnë shumë të vështirë edhe marrjen e provave që mund të të shfajësojnë, ndërsa ato që mendojnë se të rëndojnë mbahen në dosje….Jo, nuk flas me zotin Meta. Kam zero komunikim me të. Flas vetëm gjatë procesit gjyqësor për mbrojtjen time. Avokati ka marrë fashikujt për çështjen CEZ-DIA, pasi edhe ajo është ndërtuar mbi artikuj gazetash. Pjesa tjetër lidhet me marrëdhënien time familjare me mamanë time, që pretendohet se është në bashkëpunim me zotin Meta….Kur unë kam bërë një ndërhyrje dhe kam paguar 5 mijë euro cash, që nuk i kam deklaruar, pretendohet se kjo përbën bashkëpunim të Metës me mua në një vepër penale. Ka absurditete qesharake. Edhe historia e kafazit është normale, sepse Meta ka nevojë të komunikojë me avokatin për çështjen CEZ-DIA. Është xham i trashë dhe është e vështirë të dëgjosh….Meta ka pamjen e një të burgosuri politik. Janë marrë me çështjen e pamjes së tij, por ai ishte shumë i fortë sot me fjalimin që mbajti. Ndërkohë, një vrasës me pagesë del dy orë në ditë në ajrosje, ndërsa Metën e nxjerrin vetëm 20 minuta. A po tentojnë ta zhbëjnë? Patjetër. Largimi i Metës nga politika dhe çmitizimi i tij është qëllimi”, deklaroi ajo….Sot deputetët më të pasur i ke në opozitë. Ata kënaqen dhe thonë se duke mbajtur Metën në burg nuk merren me ne. Mjafton të shohësh reagimet dhe kupton se çfarë po ndodh”, përfundoi Kryemadhi.