Ballina Lifestyle “Është ish-i im”/ Soni Malaj flet për romancën me Flori Mumajesin: Kemi...

“Është ish-i im”/ Soni Malaj flet për romancën me Flori Mumajesin: Kemi qenë bashkë 2 vite e gjysmë

65
0

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë publikisht për historinë e saj të dashurisë me Flori Mumajesi, duke zbuluar se kanë qenë bashkë për dy vite e gjysmë. Rrëfimi erdhi gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP, pas një bisede me Mimoza Ahmeti.

Gjithçka nisi teksa në sfond po luhej një këngë e Florit dhe Moza Ahmeti komentoi muzikën. Në atë moment, Soni reagoi menjëherë: “Mos ma shaj Florin”. Më pas ajo shtoi: “Është ish-i im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.”

Biseda vijoi me batuta, ndërsa Moza e pyeti nëse këngëtari është aktualisht në një lidhje. Soni zgjodhi të mos japë shumë detaje, duke thënë: “Ai në punë të vet tani, unë në timen.” Ndërsa kur iu sugjerua me shaka një rikthim mes tyre, ajo u përgjigj shkurt: “Jo, jo.”

Në një tjetër moment, këngëtarja bëri edhe një “thirrje” publike për Florin nga brenda fermës. “Kur po vendosnin gjithë këngët e tij, thashë mos po vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu?”, tha ajo me humor.