‘Sot, një gjobëvënës i vërtetuar dhe shpifës i dënuar, zëdhënës jozyrtar i Linda Ramës, Adriatik Doçi shkruan në gazetën e të damkosurit Karlo Bolino që përmes firmave të Edi Ramës ka plaçkitur me 1 euro 4,500 metra katrorë tokë (të cilën pronarët me bujari e kishin dhënë për ndërtimin e një gjimnazi për komunitetin). Ai pretendon se Berisha “është me 40 shtëpi dhe politikani më i pasur e më i korruptuar në Ballkan”, shkruan Berisha në Facebook. Duke sqaruar akuzat e pabaza ndaj tij, Berisha thekson se ‘për të gjitha këto trillime të ulëta, shpifësi i dënuar Adriatik Doçi dhe plaçkitësi i 4,500 m2 tokë të caktuar për gjimnaz, mafiozi Karlo Bolino, do të përballen me ligjin’.
Postimi i plotë:
Përgënjeshtrim. Sot, një gjobëvënës i vërtetuar dhe shpifës i dënuar, zëdhënës jozyrtar i Linda Ramës, Adriatik Doçi shkruan në gazetën e të damkosurit Karlo Bolino që përmes firmave të Edi Ramës ka plaçkitur me 1 euro 4,500 metra katrorë tokë (të cilën pronarët me bujari e kishin dhënë për ndërtimin e një gjimnazi për komunitetin). Ai pretendon se Berisha “është me 40 shtëpi dhe politikani më i pasur e më i korruptuar në Ballkan”. Lidhur me sa më sipër, deklaroj si vijon:
1. Gjobëvënësi dhe shpifësi profesionist, i dënuar dhe i vërtetuar nga organet zyrtare, Adriatik Doçi, ka lëshuar shpifjen e radhës sipas oreksit të tij dhe padronëve të tij.
2. Sali Berisha është sot politikani i vetëm që i është nënshtruar një vetingu të plotë 35-vjeçar nga kundërshtarët e tij.
3. Ky veting ka vërtetuar se Sali Berisha, gjatë 35 viteve të tij në politikë, së bashku me bashkëshorten, kanë gjithsej rreth 100 mijë euro kursime nga 55 vite punë dhe një apartament vetëm 40 m2 më të madh se ai që dispononin gjatë viteve të diktaturës.
4. Ky veting ka provuar se fëmijët e Sali Berishës, si subjekte të deklarimit të të ardhurave në ILDKPI, nuk kanë përfituar kurrë nga fondet apo pasuritë publike, kanë respektuar plotësisht ligjin dhe kane deklaruar me rigorozitet te gjithe pasurite e tyre sic e kerkonte ligji.
5. Për të gjitha këto trillime të ulëta, shpifësi i dënuar Adriatik Doçi dhe plaçkitësi i 4,500 m2 tokë të caktuar për gjimnaz, mafiozi Karlo Bolino, do të përballen me ligjin.







