Ballina Kulturë Shifër marramendëse, piktura e Jackson Pollock shitet për 181 milionë dollarë

Shifër marramendëse, piktura e Jackson Pollock shitet për 181 milionë dollarë

32
0

Një rekord i ri botëror është shënuar në tregun e artit ndërkombëtar. Një nga pikturat më të famshme të artistit të njohur Jackson Pollock është shitur në një ankand për shumën marramendëse prej 181 milionë dollarë.

Vepra e artit e cila mban emrin “Numri 7A, 1948„  ka qenë pjesë e koleksioneve më të rëndësishme dhe ka tërhequr vëmendjen e blerësve.

Ky çmim e rendit si vepra e katërt më e shtrenjtë e artit e shitur në ankand.

Stili unik i Pollock dhe rrallësia e saj në treg bënë që piktura të kapërcente çdo parashikim, duke u shitur me çmim rekord në ankand.
Ky çmim shkatërron plotësisht rekordin e mëparshëm të artistit në ankande, i cili ishte 61.2 milionë dollarë për pikturën “Numri 17”, e shitur në vitin 2021. Pollock u nda nga jeta në vitin 1956.

Gjatë të njëjtit ankand, suksese të jashtëzakonshme kanë shënuar edhe vepra të tjera. Një skulpturë prej bronzi e artistit rumun Constantin Brancusi, e titulluar “Danaide”, u shit për vlerën e jashtëzakonshme prej 107.6 milionë dollarësh, duke u bërë skulptura e dytë më e shtrenjtë në histori.

Gjithashtu, rekorde të reja u thyen edhe nga kryeveprat e artistëve të tjerë të mëdhenj si Mark Rothko dhe Joan Miro.