Ballina Lifestyle Olivia Wilde ringjall trendin e gërshetave ikonike në eventin e Fendi

Olivia Wilde ringjall trendin e gërshetave ikonike në eventin e Fendi

64
0

Aktorja dhe regjisorja Olivia Wilde tërhoqi vëmendjen në mbrëmjen festive të organizuar nga Fendi në Manhattan, ku u festua rikthimi i çantës ikonike Fendi Baguette.

Në këtë event, Wilde solli një kombinim të veçantë të nostalgjisë dhe stilit modern. Ajo u shfaq me një model flokësh të njohur nga vitet 2010 – gërshetat “milkmaid”, të realizuara nga stilistja e flokëve Barb Thompson.

Pamja u kompletua me disa fije të lira flokësh që i rrethonin fytyrën, duke i dhënë një pamje të lehtë dhe romantike.

Grimi, i kuruar nga artistja Soo Park, kishte nuanca rozë në sy, buzë dhe faqe, të kombinuara me një shkëlqim të lehtë. Ndërsa stilistja Karla Welch zgjodhi për Wilde një fustan me frymëzim grek, i cili u shoqërua me aksesorin kryesor të mbrëmjes – një çantë të artë, me rruaza, nga koleksioni i ri i Baguette.

Ngjarja e Fendi-t dëshmoi edhe një herë se trendet nostalgjike vazhdojnë të rikthehen fuqishëm në modë dhe bukuri. Pas rikthimit të hijeve blu dhe glamurit të supermodeleve të viteve ’90, duket se edhe stilet ikonike të dekadës së kaluar do të dominojnë gjatë verës së këtij viti.