Një 30-vjeçar u arrestua për vrasjen e babait të tij 67-vjeçar, të dielën pasdite në Selanik të Greqisë.
Sipas mediave greke, viktima u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Triadi, pak para orës 16:00, ndërsa djali i tij 30-vjeçar ndodhej gjithashtu në vendngjarje dhe rrëfeu se kishte vrarë të atin.
30-vjeçari dyshohet se i ka thënë policisë se e vrau të atin në orët e mbrëmjes, pas një incidenti që pati me të, pa dhënë detaje të mëtejshme. Deri më tani, mënyra se si është kryer vrasja nuk është sqaruar.
Sipas informacioneve të publikuara nga protothema.gr, 30-vjeçari e goditi për vdekje të atin me një kaçavidë. Të gjitha goditjet dyshohet se janë shkaktuar në fytyrën e viktimës, ndërsa më shumë detaje mbi krimin makabër pritet të zbardhen nga autopsia, e cila pritet të kryhet nesër nga mjekët ligjorë, pas skanimit CT.
Burime autoritare raportojnë se në vendin e ngjarjes, ku u gjet trupi i 67-vjeçarit, nuk janë gjetur prova të tjera që lidhen me krimin dhe gjithçka të çon në dyshimin se vrasja është kryer me një kaçavidë.
Policia ka mbërritur në shtëpinë e veçuar dhe zona është rrethuar, ndërsa një ekspert mjeko-ligjor pritet të shkojë në vendngjarje.







