Ballina Politika “U thoni nazistë, grekë, serbë, u çoni edhe polici private”/ Protesta në...

“U thoni nazistë, grekë, serbë, u çoni edhe polici private”/ Protesta në mbrojtje të Zvërnecit, Shehaj shpërthen në Kuvend: Sulmoni qytetarët! Rama të vijë të japë llogari!

85
0

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend, u ndal te protesta që po zhvillohet prej disa ditësh në Tiranë.

Shehaj u shpreh se duhet të japin llogari ndaj qytetarëve për abuzimet për vjedhjet. Dhe se është e turpshme që i quajnë protestuesit agjentë apo nazistë në vend që të punojnë për t’i dhënë përgjigje.

Shehaj shtoi se kryeministri duhet të jetë i pranishëm në seancë dhe jo të akuzojë protestuesit.

“Seancën e kaluar është shkelur procedura sepse mu mohua e drejta e fjalës sepse do të flisja këtu ku të gjithë sulmoni të rinjtë që kanë dalë të protestojnë kundër jush dhe kundër këtij Kuvendi, e jo vetëm që nuk e dëgjoni apo mbështesni, por edhe i sulmoni. Nazistë, serbë, grekë i quani, dje u ccuat edhe policinë t’i ndaloni, turp! Nuk e bllokoni dot Kuvendin për interesin tuaj. Nuk vazhdohet kështu duhet llogaridhëniet për vjedhjet.
Kryeministri duhet të vijë këtu të japë përgjigje e jo të mbledhë grupin e PS dhe të sulmojë proetstuesit, skandal kjo që po bëni për të fshehur vjedhjet tuaja. Keni nisur tani edhe me polici private. Mjaft u pasuruat Mjaft është mjaft!”, tha ai.