Ballina Aktualitet Tornado në Ksamil, fenomeni i rrallë atmosferik tërheq vëmendjen e pushuesve

Tornado në Ksamil, fenomeni i rrallë atmosferik tërheq vëmendjen e pushuesve

82
0

Një fenomen i rrallë atmosferik është shfaqur këtë të enjte në Ksamil, ku mbi sipërfaqen e detit është formuar një tornado që ka krijuar edhe vorbulla ajri duke ofruar pamje mjaft interesante për të apasionuarit pas natyrës.

Fenomeni është filmuar nga banorë dhe pushues që ndodheshin pranë plazheve të zonës. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet qartë vorbulla që ngrihet mbi ujin e detit, duke u lidhur me retë e zeza që sinjalizojnë edhe prishjen e motit në zonë.

Sipas dëshmitarëve, fenomeni zgjati disa minuta dhe u zhvillua në det të hapur, larg vijës bregdetare. Për pasojë, nuk ka pasur rrezik të drejtpërdrejtë për pushuesit apo aktivitetet në plazh.

Fenomene të tilla njihen si vorbulla detare dhe krijohen nga ndërveprimi i masave të ajrit me temperatura dhe lagështi të ndryshme, duke prodhuar formacione që ngjajnë me tornado mbi sipërfaqen e ujit.