Ballina Xhaxhi militanti Xhaxhi militanti zbardh ëndërrën e Edi Ramës në pritjen zyrtare të Pelikanit...

Xhaxhi militanti zbardh ëndërrën e Edi Ramës në pritjen zyrtare të Pelikanit kaçurrel në ditët e protestës

116
0

Të dashur flamingo! I dashur Pelikan kaçurrel. Vendosa të pres me cermoni zyrtare dhe e kupton vetë se në gjunjë i jam ulur vetëm Xhorxhias se edhe ajo ka fillu me tall menderen me mua. Në shpatulla i kam rënë të gjithëve se po nuk i re shpatullave Donaldit, të bje ai bythës atëherë. Jam shumë i nderuar dhe fillimisht nuk kam asgjë me flamingot, me ty jo se jo…thjeshtë të ftova se aq peshq sa ha ti në vit t’i siguroj unë se kam një tregtar të madh peshku mik, që llap sikur e kam zënë në grep nga bytha jo nga goja,  ti siguron ai për gjithë familjen tënde. Nuk kërkoj të bëhesh oligark, po të prita se më ke hapur problem me ata që më kanë hapur probleme mua dhe nuk negociojnë…e kam ulur tonin, jam bërë më i butë, nuk i ndërpres më fjalën, i kam thënë 29 herë dje në Zvernec vëlla njërit që ma çau…kokën.

Ti i dashur e di se kur i kam punët në terezi dhe po qe për të vjedh e teproj pak, bërtas ngadonjëherë ose më saktë sa herë duhet për korrupsionin. Më ndje dhe dua të tregoj të vërtetën. Ti e di që më kryhet vetë dhe kam tallur nja dy herë bythën me Donaldin. Kur e kuptova çfarë kisha bërë ishte vonë dhe pyeta se me çfarë mund ta shlyeja gabimin. Pyeta gjithë andej se kush mund ti hyj në punë, siç thotë edhe ajo ministrja ime një piçkëz e vogël dhe ja, këshilltarët e mi më sollën te habitati juaj. Për ta rregulluar me Donaldin ua futa juve. Po ju betohem e kam bërë që vendi ynë të mos prishë alenacën me Amerikën, e kam bërë që të jemi të sigurtë nga armiqtë e jashtëm që po mundohem ti manipulojë. Iu thashë serbë mu telefoni Aleksandri. Mua të ma bësh këtë ti. Nuk më mjafton Albini mua po edhe ti? Thashë po ja fus Greqisë, po me mori ministri që e gënjeva dhjetë ditë më pare dhe me tha “sa vijë bregdetare keni ju për turizëm ne i kemi zënë me tualete! Thashë po ja fus Iranit dhe ashtu bëra. Në fakt më janë bërë më shumë armiq këtu brenda. Nuk kisha zgjidhje o Pelikan kaçurrel. Të zgjodha ty edhe pse kosto më të madhe, edhe pse më thanë që han shumë…po ama nuk kërkon kurrë lekë, nuk kërkon tendera. Për lotin e Beles po rrjedhin djerset nga menderja. Më ropën këta portalet që bëjnë sikur më mbrojnë dhe janë me ty. Pastaj edhe kurshëri biem se nuk e ke dëgjuar sa rimojmë në shesh….a nuk thonë ata o Pelikan kaçurrel do të çojmë në Surrel! Po ti e di që unë e kam shtëpinë gjithë beton. Ju nuk duroni një piçkëz resorti me beton. Po nejse se tashti të flasim si burrat. Ti e di që unë i mbajë shokët dhe nuk ka rëndësi në parti apo në burg. Ti zgjidh e merr se me këtë sqep që paske….edhe partia edhe burgu të pranojnë.

Biem bashkë dakord. Le të ulërijnë ata shesheve, jo se nuk kam frikë jo, se ti nuk e di që unë bëhem trim kur kam turma, po të ketë edhe policë, po qe edhe drejtori policisë pastaj as për 500 mijë vetë nuk e rruaj. Tani jam në një situatë kritike. Europa më është qepur keq për punën e Belës, po unë nuk dija gjë me thënë të drejtën. Ata thanë 300 shpi, po nuk e dija se do i dali nga një çdo ditë…ah mor Pelikan sa e thellë është politika. E di e di që jeni 300 gjithsej, sa shtëpitë e Belës se nuk i them dot Linda se janë tre. Për ti treguar këtyre idiotve të Europës se kam amerikën pas, ti e di që e kam mirë me Xhorxhin ai më këshilloi këtë variantin. Jepi tha një resort vajzës dhe dhëndërrit Donaldit, jepja aty ku bëhen pis se edhe dy vjet kanë ngel dhe në Amerikë të shkulin gurmacin kur ikën. Edhe mirë më vinte se nuk e imagjinoj që të iki nga pushteti, po ama kam edhe detyrim se në gjunjë i ulem Xhorxhias, po menderen e kam te Xhorxhi. Ja kështu nisi e gjithë kjo histori. Kështu hyra në siklet. Me Donaldin u kruajta vetë, me Xhorxhin nuk e prish dot dhe thashë po ja ua fus juve se të ardhur jeni nuk jeni denbabaden…Po vetëm nuk do të rrjë në katund dhe thashë ca qindra hektarë po ja jap edhe Gysit. Ai në fillim nuk ju njihte se andej ka është ai, zogu më i madh është gushkuqi. Hahahaha….Gysi vogël me gushkuq. Me këtë sqep që ke ti do një grup patronazhistësh në vakt! Unë kaq kam për të thënë si fillim se gjatë bisedës do dalin edhe gjëra të tjera…Tani vëllai im ty ta kam fut unë e nuk je ti i pari po as nuk do jesh i fundit. Edhe ata që më sollën ligjin për ta fut ty do ti preznatoj gjatë bisedës….(vijon)