Ballina Kronika Pritë nga një person me motor, plagoset me armë zjarri një i...

Pritë nga një person me motor, plagoset me armë zjarri një i ri në Vlorë

106
0

Sipas informacioneve paraprake, një i ri rreth 30 vjeç ka mbetur i plagosur në këmbë pas një konflikti me një person që lëvizte me motor.

Mësohet nga Syri se i riu Kevi Lazaj kishte qenë duke konsumuar kafe dhe, pasi ka dalë për t’u drejtuar drejt automjetit të tij, është përballur me një person që e priste pranë vendit me motor. Pas një diskutimi të shkurtër mes tyre, personi me motor Turi Aligjoni, dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të të riut, duke e plagosur në këmbë.

Menjëherë pas ngjarjes, 30-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se, pas një konflikti ndërmjet shtetasve T. A., 55 vjeç, dhe K. L., 27 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. L.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit T. A., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi K. L. ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.