Supermodelja braziliane, Alessandra Ambrosio, ka tërhequr sërish vëmendjen gjatë një daljeje në plazhin e Miamit, ku u fotografua me bikini të verdha dhe në superformë fizike.
Por, përtej paraqitjes së saj, ajo që mori gjithë vëmendjen ishte unaza me diamant që mbante në gishtin e unazës së dorës së majtë.
45-vjeçarja u shfaq me një pamje natyrale, pa shumë grim, e kombinuar me një kapelë prej kashte, syze dielli dhe bizhuteri ari, shkruan DailyMail.
Unaza e madhe me diamant ka rikthyer edhe një herë spekulimet se modelja mund të jetë fejuar, ose madje martuar fshehurazi me partnerin e saj, stilistin e bizhuterive Buck Palmer.
Ambrosio dhe Palmer janë në një lidhje që prej fundit të vitit 2024 dhe prej muajsh përfliten se po planifikojnë hapin e radhës në marrëdhënien e tyre.







