Ballina Lifestyle Janet Jackson bën homazh për Michael Jackson me paraqitjen e saj në...

Janet Jackson bën homazh për Michael Jackson me paraqitjen e saj në BET Awards

65
0

Janet Jackson tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të BET Awards, ku u shfaq me një stil të frymëzuar nga vëllai i saj i ndjerë, Michael Jackson.

Këngëtarja 60-vjeçare rikrijoi një nga pamjet ikonike të tij nga videoklipi i këngës “Black or White” të vitit 1991, duke e kthyer paraqitjen e saj në një homazh emocional.

Artistja u shfaq e veshur me një bluzë të zezë me mbishkrimin 2Pac, në nder të aktorit dhe reperit të ndjerë Tupac Shakur, me të cilin kishte luajtur në filmin Poetic Justice.

Ajo e kompletoi veshjen me një këmishë të bardhë, pantallona gri me vija të holla, një rrip lëkure me detaje argjendi dhe një kapelë të zezë me pupla dhe vello, shkruan DailyMail.

Përveç paraqitjes në tapetin e kuq, Janet ishte e ftuar në ceremoni për t’i dorëzuar Teyana Taylor çmimin “Ikona e Vitit”.

Taylor u emocionua gjatë pranimit të çmimit dhe e quajti Janet Jackson një nga frymëzimet më të mëdha të karrierës së saj.

Paraqitja e Janet vjen vetëm pak muaj pasi u konfirmua se ajo kishte refuzuar ofertën për t’u portretizuar në filmin biografik kushtuar Michael Jackson.

Motra e saj, LaToya Jackson, kishte zbuluar se Janet ishte ftuar të merrte pjesë në projekt, por vendosi ta refuzonte me mirësjellje, vendim që regjisori Antoine Fuqua tha se e respekton plotësisht.