Ballina Aktualitet “6 protestuesit e ndaluar, ende pa status”/ Shabani: Nisëm hetim për të...

“6 protestuesit e ndaluar, ende pa status”/ Shabani: Nisëm hetim për të gjithë zinxhirin komandues! Gjashtë të ndaluarit refuzuan takimin me Avokatin e Popullit

141
0

Avokati i Popullit Endri Shabani ka dalë nga komisariati nr1 ku po mbahen 6 protestuesit e ndaluar.

“Kam ardhur vetë, jo stafi, shkova Brenda u interesova për të drejatat e tyre në çfarë statusi janë. Mora një nga avokatët dhe shkuam bashke. Të ndaluarit ende nuk kanë një status.

Janë ndaluar për shkak të incidentit që ka ndodhur atje. Kemi nisur një hetim për sjelljen e policisë. E drejta për të protestuar është e drejtë Kushtetuese. Policia u soll në mënyrë disporpocionale jemi shumë të shqetësuar. Në hetim I gjithë vendimi vendimmarrës”, tha ai.

Gjatë një deklarate për mediat, Dritan Goxhaj deklaroi se ata kërkuan largimin e Avokatit të Popullit nga ambientet e shoqërimit, duke pretenduar se nuk i përfaqëson interesat e tyre dhe se nuk e pranojnë si përfaqësues, pasi është i emëruar nga një qeveri dhe parlament i krimit.

Ai u shpreh se të shoqëruarit janë në proces lirimi sapo të përfundojnë procedurat standarde të policisë, ndërsa theksoi se ndaj tyre nuk rëndon asnjë akuzë penale, por vetëm dyshimi për “kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Sa i përket pretendimeve për dhunë gjatë shoqërimit, Goxhaj deklaroi se në ambientet e komisariatit nuk është ushtruar forcë fizike, por një incident ka ndodhur vetëm gjatë ndalimit përpara Parlamentit, ku një prej të shoqëruarve ka pësuar irritime nga përdorimi i sprajit lotsjellës dhe dëmtim të syzeve.