Ballina Sport Maroku “fluturon” në çerekfinale, Kanadaja dorëzohet përballë spektaklit të Ounahit

Maroku “fluturon” në çerekfinale, Kanadaja dorëzohet përballë spektaklit të Ounahit

53
0

Maroku është skuadra e parë që siguron kualifikimin për në çerekfinalet e Botërorit, pasi mposhti me rezultatin e pastër 0-3 Kanadanë në sfidën e zhvilluar në Houston.

Përballja u karakterizua nga ritëm i lartë dhe duele të forta në fushë, me marokenët që u treguan më kërkues dhe dominues në lojë.

Skuadra afrikano-veriore zhbllokoi rezultatin në minutën e 50-të me Ounahin, i cili finalizoi saktë një aksion të ndërtuar mirë nga ekipi i tij.

Kanadaja provoi të reagojë dhe të rikthejë ekuilibrat, por në minutën e 82-të Maroku goditi sërish në kundërsulm. Ishte përsëri Ounahi që gjeti rrugën e rrjetës pas asistit të Brahim Diaz, duke vulosur praktikisht fatin e takimit.

Në minutat e fundit festës iu bashkua edhe Rahimi, i cili realizoi golin e tretë për të kompletuar triumfin bindës të Marokut.

Me këtë fitore, Maroku avancon në çerekfinale, ku do të përballet me fituesin e çiftit Paraguai-Francë, ndërsa Kanadaja e mbyll me dinjitet Botërorin e saj të parë si vend organizator.