Ballina Kuriozitete Skeleti i dinosaurit Tyrannosaurus rex, më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë

Skeleti i dinosaurit Tyrannosaurus rex, më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë

69
0

Një skelet Tyrannosaurus rex, i vjetër 67 milionë vjet, është shitur për 37,4 milionë paund (50,1 milionë dollarë) në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork – shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një dinosaur

Fosili i këtij grabitqari të famshëm ka një lartësi prej më shumë se 4 metrash dhe, me mbi 60% të kockave të ruajtura, konsiderohet si një nga ekzemplarët “më të plotë” të gjetur ndonjëherë, sipas Sotheby’s, shkruan BBC.

Identiteti i blerësit fitues në ankandin e së martës nuk është bërë ende i ditur.

Gus, siç është quajtur ky T. rex, u zbulua në vitin 2021 në një fermë të izoluar në shtetin amerikan të Dakotës së Jugut.