Ballina Politika “Rama, përdor metoda si Vuçiç dhe Putin”/ Flet Maliqi: Nuk po ia...

“Rama, përdor metoda si Vuçiç dhe Putin”/ Flet Maliqi: Nuk po ia del dot të shkrijë protestën

116
0

Ish-deputeti Lefter Maliqi i ftuar ne nje studio televizive ka deklaruar se protesta nuk do të shkrihet, por do të bëhet edhe më e fortë pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për t’i korruptuar.

Ai deklaroi se Rama ka përdorur të gjitha mjetet për të mbajtur pushtetin nga aferat deri te marrëveshja me të huajt.

“Kjo protestë nuk shkon drejt shkrirjes, sepse nëse do të shkrihej do të kishte ndodhur. Shqipëria e re është me kod tjetër zgjedhor, referendum dhe ndryshime kushtetuese.

Rama përdori të gjitha metodat si Putin dhe Vuçiç, shpopullimin, mbjelljen e Shqipërisë me drogë, PPP, tunelet, AKSHI-n, me vendime kolektive në PS, duke ndryshuar marrëveshjen e 5 qershorit për të bërë marrëveshjen me të huajt për të përçarë PS.

Rama nuk ikën me paqe ai kërkon ose gjakderdhje ose largohet me urdhër të DASH apo veprime të SPAK-ut.
Jam i pabesueshëm i SPAK-ut sepse kam bërë 11 kallëzime dhe disa të tjera i kemi gati.

Janë 4.3 milionë euro për këngëtarin pa garë, 4.3 milionë euro për ujësjellësin e Sinecit në zonë të mbrojtur në tokën e Gramshit dhe jo të Kuçovës, nuk ka ujë dhe SPAK-u bën ping pong me Prokurorinë e Beratit. Tenderi i pastrimit në Kuçovë, qyteti është i humbur plot me qen dhe plehra, muzeu është si gërmadhë”,tha ai.