Ballina Politika ‘Rrena i ka këmbët e shkurtra’/ Berisha nxjerr faktet: Në 2010 Shqipëria...

‘Rrena i ka këmbët e shkurtra’/ Berisha nxjerr faktet: Në 2010 Shqipëria renditej e 23-ta në botë, Rama mashtron

206
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë në Indeksin e Performancës Mjedisore (EPI), duke e akuzuar se po manipulon opinionin publik me shifra që, sipas tij, paraqiten si sukses historik.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha publikoi një dokument të ardhur në adresë të tij, që, sipas tij, tregon se Shqipëria renditej në vendin e 23-të në botë në EPI 2010 dhe në vendin e 25-të në EPI 2008, duke argumentuar se vendi ishte renditur shumë më lart se pozicioni i 46-të që Rama promovon sot si arritje.

Sipas kreut të PD-së, kryeministri po përdor propagandën për të fshehur, sipas tij, realitetin e performancës së vendit në këtë indeks.

Postimi i plotë:

Rrena i ka këmbët e shkurtra.

Miq, kur injoranca kombinohet me paturpësinë, thua çdo gjë dhe bën çdo gjë. Kështu, për treguesin që citoi sot si sukses spektakolar Rama, për renditjen e Shqipërisë në EPI (Environmental Performance Index) në vendin e 46-të në botë, në vitin 2008 Shqipëria renditej në vendin e 25-të në 149 shtete, kurse në vitin 2010 vendi ynë për EPI renditej në vendin e 23-të në 163 vende, apo fiks 2 herë më mirë sesa në vitin 2026. Por kur je injorant dhe i pacipë, thua gjithçka dhe bën çdo gjë!

Lexoni mesazhin e zyrtarit të lartë digjital!

I nderuar Doktor, përshëndetje!

Ai i gjati shpalli sot “suksesin” e radhës: Shqipëria e renditur e 46-ta në botë për EPI-n (Environmental Performance Index).

Hahaaa, na çuditi!

Jepja përgjigjen. Shqipëria:

EPI 2010, vendi i 23-të në 163 shtete.

EPI 2008, vendi i 25-të në 149 shtete.

EPI 2006, vendi i 57-të në 133 shtete.

Image