Ballina Politika ‘Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu Elbasanit’/ Protestuesit...

‘Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu Elbasanit’/ Protestuesit mesazh deputetes së krimit

95
0

‘Sara Mila, ushtare e sulltanit, ke të fala nga burgu Elbasanit’!

Kjo ishte një nga frazat e përdorura nga qytetarët të cilët vijuan protestën e tyre dhe marshimin në rrugët e Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme që shënoi ditën e 59 radhazi të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës.

‘Pse vetëm Zegjineja do kish këngë! Ka dhe Sara Mila!’, shkruajnë në Facebook protestuesit të cilët nuk kanë lënë pa i kthyer përgjigje deputetes së Elbasanit, e cila është akuzuar se është përfaqësuese e krimit në këtë qark, pasi ka siguruar mbi 22 mijë vota, më shumë se kryeministri Edi Rama dhe në burgje ka marrë mbi 90% të votave të të burgosurve.

Kujtomë se deputetja Mila e ka sulmuar protestën e qyetetarëve dhe protestuesit, duke i quajtur antikombëtarë dhe të financuar nga interesa antishqiptare.