Ballina Lifestyle Demi Rose shfaqet për herë të parë pas 3 vitesh, mahnit me...

Demi Rose shfaqet për herë të parë pas 3 vitesh, mahnit me paraqitjen në bikini

136
0

Modelja Demi Rose, është parë duke ekspozuar format e saj të famshme për herë të parë pas tre vitesh.

Ish-modelja e Instagramit, tashmë 31 vjeçe, bëri që të gjithë të kthenin kokën nga ajo në Ibiza, teksa u shfaq me një bikini seksi.

Demi, e cila u bë e famshme dhjetë vite më parë, u kujtoi fansave pse e kishin pëlqyer aq shumë, ndërsa ecte përgjatë plazhit.

E njohur për linjat e saj trupore të spikatura, të gjitha vëmendjet ishin te modelja teksa shijonte kohën e saj në ishullin e famshëm të festave.

Duke treguar se ende është në formë, Demi ekspozoi figurën e saj me një bikini ngjyrë portokalli të ndezur, shkruan The Sun.

Ylli i rrjeteve sociale kishte gjithashtu flokët e gjata brune të kapura në gërsheta.

Edhe pse postimi i saj i fundit në Instagram ishte në vitin 2023, Demi ende ka një numër mbresëlënës prej 17 milionë ndjekësish.

Pasi u largua nga Instagrami, bukuroshja e njohur e ka përqendruar vëmendjen e saj te platforma OnlyFans.