Ballina Politika “Ç’udhëheqës zeza!”/ Përplasje me Ramën, kryebashkiakja e Dimalit përjashtohet nga mbledhja: Jemi...

“Ç’udhëheqës zeza!”/ Përplasje me Ramën, kryebashkiakja e Dimalit përjashtohet nga mbledhja: Jemi bërë si punëtorë komunaleje!

111
0

Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zhvilluar me tone të ashpra e përplasje të forta mes kreut të qeverisë dhe 4 prej kryetarëve të bashkive që parashikohet të shkrihen, Policani, Dimali, Selenica dhe Divjaka.

Një tjetër përplasje e ashpër pervec kryebashkiakut Polican, ka qënë ajo me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj. Mesohet se Rama i është drejtuar me ironi: Ju udhëheqësit e mëdhënj!

Ndërsa Mema i është përgjigjur: Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje (duke folur për mungesën e kompetencave të pushtetit vendor)

Kjo fjali e ka irrituar kryeministrin Rama duke e nxjerrë Memën jashtë nga mbledhja. Edhe kryetarët e bashkive të Selenicës dhe Divjakës, Nertil Bello dhe Josif Gorrea kanë debatuar me kyeminsitrin Rama dhe Arbjan Maznikun duke i qëndruar argumentave të tyre kundër shkrirjes së bashkive. Kryeministri Rama nga ana e tij ka pretenduar që kryetarët e këtyre bashkive po nxisin komunitetet e atyre zonave kundër reformës territoriale.

Ndërsa kryetarët e bashkive, pretendojnë edhe për standarde të dyfishta kur vjen puna tek përzgjedhja e bashkive që duhet të shkriheshin. Sipas tyre ka bashki si Peqini, Vau i Dejës apo Rroskoveci të cilat janë me tregues më të ulët performace të cilat do të mbajën statusin e bashkisë.