Ballina Kronika Vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni, dy të kërkuar ekstradohen nga Interpol Tirana

Vjedhje dhe shfrytëzim prostitucioni, dy të kërkuar ekstradohen nga Interpol Tirana

117
0

Interpol Tirana ka finalizuar procedurat për ekstradimin e dy personave të kërkuar nga drejtësia. Njëri është ekstraduar drejt Italisë, ndërsa tjetri nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Ekstradim

Nga Shqipëria drejt Italisë është ekstraduar Armando Valchizan, i njohur edhe me si Armando Dervishi, Altin Dervishi, Armando Gheorghe dhe Martin Dervishi, 42 vjeç.

Sipas Policisë, Gjykata e Pordenones në Itali e ka dënuar në vitin 2023 me 5 vite e 9 muaj burgim, për veprat penale të vjedhjes në rrethana rënduese dhe emigracionit të paligjshëm.

Ndërkohë, nga Gjermania drejt Shqipërisë është ekstraduar një shtetas nga Venezuela, G. C., alias Y. D., 33 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Gjykata e Tiranës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Interpol Tiranës, si rezultat i bashkëpunimit me homologët, finalizuan procedurat për ekstradimin:

-nga Shqipëria, në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Altin Dervishi alias Armando Gheorghe alias Martin Dervishi, 42 vjeç, pasi Gjykata e Pordenone, Itali, në vitin 2023, e ka dënuar me 5 vjet e 9 muaj burgim, për vjedhje në rrethana rënduese dhe emigracion të paligjshëm.

-nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetasit nga Venezuela, G. C. Alias Y. D., 33 vjeç, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.