Për shumicën e 68-vjeçarëve, ditëlindja nënkupton një darkë të qetë jashtë dhe një mbrëmje të hershme në shtëpi – por Madonna kishte ide të tjera për ditëlindjen e saj të madhe.
Mbretëresha e Popit befasoi dhe gëzoi banorët e një fshati të vogël në ishullin grek të Korfuzit, të bërë të famshëm nga seriali i ITV-s, The Durrells. Të dielën, ajo mori me qira një tavernë lokale dhe kërceu në rrugët e fshatit deri në orën 2 të mëngjesit.
Ajo shoqërohej nga fëmijët e saj dhe i dashuri, Akeem Morris, 30 vjeç. Madonna raportohet se kishte rezervuar të gjithë tavernën Atzaro dhe kishte sjellë me avion një kor fëmijësh italianë për të performuar gjatë mbrëmjes.
Fshati, i cili ka vetëm rreth 180 banorë, ishte një nga vendet ku u xhirua seriali i suksesshëm i ITV-së, ku luan Keeley Hawes. Seriali u bazua në autobiografinë bestseller My Family and Other Animals, në të cilën autori Gerald Durrell përshkruan fëmijërinë e tij në ishull.
Më vonë, Madonna u pa duke fikur qirinjtë mbi një tortë në formë zemre, të bardhë dhe të artë, të dekoruar me një sy të madh.
Torta u soll ndërsa grupi kërcente nën ritmet e muzikës së filmit të vitit 1964, Zorba the Greek. Mendohet se mbërritja e saj ishte një surprizë e plotë dhe ylli shoqërohej nga forca të shumta sigurie dhe policia teksa hynte në fshat.
Në festë, Madonna shoqërohej nga vajzat e saj, Lourdes Leon, 29 vjeç, Mercy James, 20 vjeç, binjaket Stella dhe Estere, 13 vjeç, si dhe djali i saj 26-vjeçar, Rocco Ritchie.
Djali i saj 30-vjeçar, David Banda, të cilin Madonna e adoptoi nga Malavi në vitin 2008, nuk u pa në fotografitë e publikuara online.







