Kourtney Kardashian ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa momente nga pushimet familjare, ku tërhoqi vëmendjen me një bikini metalike në ngjyrë argjendi.
47-vjeçarja pozoi në disa fotografi gjatë udhëtimit, duke shfaqur stilin e saj veror.
Kardashian shijoi pushimet së bashku me bashkëshortin e saj, bateristin e Blink-182, Travis Barker, dhe fëmijët e tyre.
Çifti ka një djalë, Rocky, dy vjeç, ndërsa të dy kanë edhe fëmijë nga lidhjet e mëparshme, shkruan DailyMail.
Gjatë udhëtimit, Kourtney u shfaq me të paktën dy modele të ndryshme bikini, një prej tyre me shkëlqim argjendi dhe një tjetër me print leopardi.
Postimi mori edhe reagime nga familjarët e saj. Nëna e saj, Kris Jenner, komentoi me emoji me sy në formë zemre, ndërsa motra Khloe Kardashian la disa zemra të kuqe.
Ndërkohë, familja e çiftit ka qenë në qendër të vëmendjes edhe pas publikimit të dokumentarit të Travis Barker, “Louder Than Fear”, ku muzikanti foli për historinë e dashurisë me Kourtney, humbjen e dhimbshme të një shtatzënie dhe ardhjen në jetë të djalit të tyre Rocky në nëntor 2023.







