Inter, permes Chivut dhe Marottës i përgënjeshtroi zërat e merkatos që flisnin për një ofensivë të Barcelonës për Lautaro Martinez, por tani vjen edhe një konfirmim tjetër për faktin që kapiteni i zikaltërve do të qëndrojë në Milano.
Për këtë mendoi Agustina Gandolfo, bashkëshortja e futbollistit që në Instagram Story postoi një imazh nga ndeshja e San Siros dhe mbi të kishte shkruar frazën:
‘Forca dashuria ime, do të jetë një tjetër vit madhështor’ e vijuar nga dy zemra, një e zezë dhe një blu.
Një postim që vetë Lautaro Martinez e ripostoi në profilin e tij personal në Instagram duke konfirmuar edhe njëherë dashurinë e familjes Martinez për ngjyrat zikaltër.







