Ballina Aktualitet “Jemi shtet kartel, ka mafie dhe nuk është thjesht çështje keqqeverisjeje”/ I...

“Jemi shtet kartel, ka mafie dhe nuk është thjesht çështje keqqeverisjeje”/ I riu në protestë: Këta na mbajnë me bukë dhe cirk, duhet të kemi ide të zgjasim revoltën

60
0

Një i ri pjesëmarrës në protestë ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend. Duke folur nga protesta, ai tha se në godinën përballë kanë shkelur persona të lidhur me botën e krimit, ndërsa akuzoi institucionet se nuk po përballen me korrupsionin dhe kriminalitetin.

“Ditën që McGonigal pranoi se ishte fajtor, rinia jonë ishte e mpirë në festë. Këta na mbajnë me bukë dhe cirk”, u shpreh ai.

Sipas protestuesit, situata në vend nuk është thjesht një problem i keqqeverisjes, por lidhet me ndikimin e krimit dhe mafies në shtet.

“Ma ka shpifur për shumë gjatë Tirana dhe shqiptarët, sepse ky mostër na sundon, nuk na qeveris. Këto protesta janë të vona dhe nuk mjaftojnë. Duhet të kemi ide dhe duhet të zgjasin”, deklaroi i riu.