Ballina Bota Përmbytjet në Nepal/ Rritet bilanci i viktimave, 477 të vdekur dhe 1...

Përmbytjet në Nepal/ Rritet bilanci i viktimave, 477 të vdekur dhe 1 mijë persona rezultojnë të zhdukur

47
0

Bilanci i viktimave nga përmbytjet e rënda që goditën Nepalin të mërkurën ka shkuar në 477 të vdekur, sipas përditësimit më të fundit nga autoritetet nepaleze.

Autoriteti për Menaxhimin e Fatkeqësive bëri me dije se 977 persona rezultojnë ende të zhdukur ose nuk mund të kontaktohen. Mes tyre janë edhe 517 shtetas të huaj.

Ndërkohë, 73 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa mbi 15 mijë efektivë të policisë dhe ushtrisë nepaleze janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Deri tani, ekipet e emergjencave kanë arritur të shpëtojnë 3,253 persona, ndërsa operacionet për gjetjen e të zhdukurve vijojnë.

Bilanci pritet të ndryshojë sërish, pasi autoritetet vijojnë kërkimet në zonat e prekura rëndë nga përmbytjet.