Ballina Kosovë Avdullah Hoti del kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku për Bekim Sejdiun president: Nuk është...

Avdullah Hoti del kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku për Bekim Sejdiun president: Nuk është figurë unifikuese e nuk e votoj!

70
0

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka dalë kundër marrëveshjes mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për kandidimin e Bekim Sejdiut për President të Kosovës, duke bërë të ditur se nuk do ta mbështesë me votë.

” Nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional. Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter. Njëkohësisht, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike. LDK duhet të ketë një qëndrim të qartë, të pavarur dhe të përgjegjshëm. Nuk mund të mbështesim një kandidaturë vetëm për hir të një marrëveshjeje politike, nëse ajo nuk përfaqëson parimet, interesat dhe pritjet e elektoratit të LDK-së.  Kjo nuk është çështje individësh. Është çështje e parimeve, identitetit politik dhe përgjegjësisë që kemi ndaj votuesve tanë. Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës” ka shkruar ai.