Duke folur në ditën e 98-të pa ndalim të protestës, një qytetare ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Në fjalën e saj para qytetarëve, protestuesja iu drejtua drejtpërdrejt Edi Ramës, duke e pyetur se me kë e kishte bërë atë që ajo e cilësoi si ‘besën’.
‘Pyetja e parë është për kryeministrin, me cilin e ka bërë besën dje? A me kriminelët, a me patronazhistët, a me parlamentin e kukullave?’, u shpreh ajo.
Sipas protestueses, ‘besa e shqiptarit është e shtrenjtë’, ndërsa akuzoi Ramën se nuk e përfaqëson këtë vlerë.
‘Mirëmbrëma të gjithëve.
Unë kam dy kërkesa.
Pyetja e parë është për kryeministrin, me cilin e ka bërë besën dje? A me kriminelët, a me patronazhistët, a me parlamentin e kukullave? Vetëm këtë pjesë të na tregojë, me kujt ia dha besën dje. Se besa e shqiptarit është e shtrenjtë.
Po e theve besën shqiptarit i ke dhënë jetën edhe i ke dhënë gjakun. Po ti atë besë nuk e ke, as jetë as gjak, e ndjen shumë keq.
Kërkesa e dytë është për Policinë e Shtetit, për drejtorin e policisë Skënder Hita, për shefat e komisariatit 3 edhe 1. Të gjithë nuk janë shefa të policisë, por janë shefa kukulla të Edi Ramës. Ajo polici që ka qenë parmbrëmë nuk reflekton polici, por të vjen turp me e pa… të mbushur mallin e Serbisë origjinal.
Këta nuk janë policia e shtetit shqiptar e popullit shqiptar, por janë policia e Edi Ramës, e parlamentit të Edi Ramës. Prandaj një pyetje ia bëj shefit të komisariatit numër 3 i cili ishte dje te gjykata, më vjen marre me i thënë shef, më vjen marre se ka atë uniformë. Do ta bëjmë një test droge bashkë, do shkojmë bashkë te mjeku edhe do ta shohim cili jemi ata, a ti apo unë.
Po kam frikë se ju del të gjithëve, se ju përdorni mallin e Serbisë a ju ka bërë det. Prandaj mos i vëni dorë shqiptarëve, se shqiptarët janë gjak i pastër, nuk e kanë bërë gjakun pis si ju, me lloj-lloj shiringash. Prandaj shqiptari ka luftuar për vetveten e vet, për tokën e vet, për të drejtat e vet.
Nuk ka luftuar për karrigen e Edi Ramës. Se ajo karrige e besëprerit nuk i duhet pesë lekë se është e bërë me pisllëqe, është e zhytur me lloj-lloj sëmundjesh. Nuk më intereson as e majta, as e djathta, as kurrfarë lloj partie në këtë tokë.
Më intereson shteti, Shqipëria edhe shqiptarët. Kjo është, Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve! Edi Rama, po qe se je burrë, ta jap besën se kurrë nga këta njerëz s’të preket me dorë, hajde dil këtu në shesh edhe firmose dorëheqjen.
Po të preku kush me dorë e kam gjakun borxh unë. Por a bëhesh dot burrë? Vish një fustan edhe hajde këtu në shesh. Se burri që s’bëhet burrë nuk futet skutave edhe nuk vesh fustan si kurvat e laviret e rrugëve.
Prandaj bëhu një herë burrë, vetëm një herë në atë shtrembësinë tënde.
Vetëm një herë bëhu burrë kurrë, por palla e di nuk ke si bëhesh burrë sa të jesh në jetë, se s’ke pas babë as fis as asgjë, burrë ti s’bëhesh asnjëherë.
Zoti ju bekoftë!’, tha protestuesja në fjalën e saj.







