Ballina Opinion Prania Besnike e Zeqinesë!

Prania Besnike e Zeqinesë!

76
0

Nga Irena Beqiraj

Po Abedini ku ushqehet? …..

Se burri gjori dhëntë zoti të mos e jetojë vetëm me pension, se as zhgaravinat e Abedinit as buzëqeshja e shëmtuar prej idjoteje e Zeqinesë nuk e nxjerrin dot nga mizeria! Shikojeni me kujdes foton . Ajo tregon një lloj vetmie të burrit me kurriz. Është vetmia e të qenit me dikë që buzëqesh në përpjekjen më absurde për të ndërtuar një marrëdhënie që prodhon prani . Por, as buzëqeshja e zbrazët e as shënimet e Abedinit (në kohën e Inteligjencës Artificiale), nuk japin dot sigurinë se Zeqineja edhe “Abedini i saj” do të jenë ende aty në të ardhmen e afërt.

Prania Besnike e Zeqinesë sado e arrirë ti duket Zeqinesë duke u u përpjekur të bindë me buzëqeshjen vesh më vesh , ka terma. Terma që do të ndryshojnë pa paralajmërim.

Kjo nuk ndodh vetëm se Zeqineja ka në dorë çelësat e kashtës për hallet e burrave me thinja , por mbi të gjitha se Zeqineja nuk është përfaqësuese e zgjedhur prej burrit me kurriz .

Prania sado besnike e një skllavje si Zeqineja, është e kushtëzuar nga nevojat e sklavopronares së saj, ndaj nuk ka sesi të jetë gjithmonë të disponueshme për njerëzit, e aq më shumë të ketë ndonjë vlerë .

Prania e saj varet nga një sistem që asnjë burrë a grua e thjeshtë as nuk mund ta kontrollollojë edhe as mund ta parashikojë .Problemi shënohet , por zgjidhja varet nga të njëjtit grup njerëzish që e shkaktuan atë.

Algoritmi duhet ushqyer edhe pse jo njerëzit duhen kthyer në spektatorët e një teatri të shëmtuar pranie , me regjisor Kryeministrin, ku një idiote e përzgjedhur pikërisht për këtë arsye qesh, një nevojtare për rrogën bën sikur mban shënim, edhe ku burrat me thinja të bardha do të vazhdojë të jetojnë me 25,000 lekë në muaj . Çfarë talljeje ! Ku jemi katandisur !