Ballina Aktualitet “Belindës i them po ato ndërtesat, firmat që i ke në Mat,...

“Belindës i them po ato ndërtesat, firmat që i ke në Mat, të kujt janë?”/ Agravon protestuesja: Këta janë hajdutë e kriminelë, ato diploma nuk i kanë marrë kurrë

187
0

Këtë të enjte u mbajt protesta e 103-të para kryeministrisë, ku kërkohet largimi i qeverisë Rama.

Një protestuese u ndal të fliste për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, teksa përmendi ndërtesat dhe firmat e shumta që ajo zotëron.

“Belinda ka 700 ndërtesa e thotë kam vetëm një. O Belinda nuk i numëron dot as ti as Zegjineja. Belindës i them po ato ndërtesat, firmat që i ke në Mat, të kujt janë?

Nëna ime nuk i ka, as babi im në varr nuk i ka. Fajet i ka SPAK. Kë mbrojnë këto? Këta janë shtaza, e kanë fëlliqur atë uniformë. Këta janë hajdutë e kriminelë, ato diploma nuk i kanë marrë kurrë. Ramës nuk ia kemi frikën kurrë”, tha ajo.