Ballina Kronika E rëndë/ Ambulanca aksidenton një të moshuar në qytet, arrestohet shoferi i...

E rëndë/ Ambulanca aksidenton një të moshuar në qytet, arrestohet shoferi i dehur

100
0

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit të Korçës.

Sipas burimeve nga policia, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë në momentin kur është përplasur nga ambulanca.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital, ku ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga testi i alkoolit, drejtuesi i ambulancës, me inicialet E.Q., rreth 44 vjeç, ka rezultuar nën efektin e alkoolit. Policia ka bërë arrestimin e tij për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimin e aksidentit.