Ballina Aktualitet Protestuesit bllokojnë rrugën e Unazës së Tiranës, trafik i rënduar automjetesh

Protestuesit bllokojnë rrugën e Unazës së Tiranës, trafik i rënduar automjetesh

75
0

Në ditën e 105-të të tubimit në Tiranë, kur pretendohej se në shesh ndodheshin edhe shqiptarë të diasporës, protestuesit janë përçarë sërish në dy grupime.

Ende pa përfunduar fjalimet para godinës së Kryeministrisë, një grup me thirrjet ‘mosbindje civile’ u shkëput dhe nisi bllokimin e rrugëve të Tiranës.

Ata u ulën përkohësisht në rrugën e Unazës së Vogël të Tiranës, pranë urës së Lanës, duke sjellë kësisoj trafik të rënduar në një pjesë të kryeqytetit.

Ndërkohë më herët mbrëmjen e sotme, një incident ka ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku një autoambulancë është bllokuar mes protestuesve, një pjesë e të cilëve tentuan t’i bllokojnë rrugën. Pas pak minutash, autoambulanca arriti të kalojë.